Web Analytics
E hënë, 27 Maj, 2024
13.4 C
Pristina

“Heidi nuk është e pafajshme”- Për çfarë e ka fjalën ish banori i cili hyri dhe doli i pari nga BBV3

Drini Zeqo ishte banori i parë që hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3”, megjithatë për arsye personale, atij iu desh të linte programin pas vetëm pak ditësh qëndrimi.

Së fundmi, Drini ishte i ftuar në emisionin “Big Brother Radio” për të analizuar lojën e banorëve.

Ai u ndal edhe te loja e Heidit ku ndër të tjera u shpreh për të se “nuk është kaq e pafajshme”.

“Heidi ka një avantazh shumë të madh që njerëzit pak e kujtojnë ose pak duan ta nënvizojnë.

Ajo nuk ka ecur vetëm në atë shtëpi.

Heidi ka ecur krahë një personazhi shumë të fortë që ka qenë Romeo.

Heidi është gjysma e saj në atë lojë.

Një çift është gjithmonë i privilegjuar në një format si ky.

Heidi dhe Meritoni janë të dy të barazlarguar me mundësitë që i janë dhënë me vëmendjen që kanë patur. Në thelb favorizohen pak çiftet”, u shpreh Drini.

Ndër të tjera ai shtoi se:

Heidi ka fituar popullaritet.

Cilësitë e Heidit pëlqehen në masë, është një vajzë e re e rritur në Itali por ndërkohë ka ruajtur gjuhën shqipe.

Ajo është e artikuluar, e shoh si njeri të medias.

Le ta pranojmë që nuk është kaq e pafajshme sa duket.

Nuk është një portret kaq engjëllor, ka edhe ajo ato retë e zeza që i kalojnë sipër kokës që fshihet pas tyre.

Unë besoj që Heidi fsheh diçka pas buzëqeshjes është një njeri që shpeshherë luan me të pavërtetën, nuk e çon deri në fund të vërtetën e saj.

Ashtu sikurse besoj se ajo ka rënë në dashuri dhe është dashuruar me Romeon.

Duket nga gjuha e trupit që është e dashuruar.

Të fundit