E martë, 1 Korrik, 2025
16.8 C
Pristina

Humb jetën një person, u rrokullis me traktor derisa po punonte token

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Një person ka humbur jetën ditën e premte në Gjakovë, pasi siç njofton policia ai ishte rrokullisur me traktor.

Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar tokën, dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor dhe si pasojë ka humbur jetën.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

PROMO

Nga Rubrika