E diel, 1 Shtator, 2024
19 C
Pristina

Humb jetën një punëtor, u rrëzua derisa ishte duke punuar

Një punëtor ka humbur jetën në Prishtinë pasi është rrezuar duke punuar.

Rasti ka ndodhur ditën e enjte.

“Viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë ne vendin e punës, ishte rrezuar dhe si pasojë kishte pësuar lëndime të rënda trupore i cili është dërguar në QKUK dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore kanë dalë inspektorët e punës dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin”, bëhet e ditur në njoftim.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

Nga Rubrika