Web Analytics
E mërkurë, 7 Janar, 2026
3.1 C
Pristina

Hygerta rrëfen historinë prekëse të jetës: Më dhemb shumë..

Një moment shumë emocional erdhi në Prime-in e Big Brother VIP Kosova 4.

Banorja Hygerta, rrëfeu momentin më të trishtë të jetës së saj.

Ajo në mars të 2020-tës humbi babain e saj, tri ditë pasi ai kishte pësuar sulm në tru.

“Është një pamje që nuk e harroi dot, nuk më ikën edhe pse tani po bëhen gjashtë vjet më kujtohet shpesh dhe më dhëmb shumë”, deklaroi ajo.

Tutje, ajo theksoi se babain e kishte varrosur me vetëm 39 vetë të cilët morën pjesë në ceremoninë e varrimit për shkak të COVID-19.

“Dhe sinqerisht mu duk sikur e humba babain për herën e dytë. Më 12 mars u vendos karantina dhe unë mbeta vetëm me mamin dhe vajzën të mbyllur në shtëpi dhe të izoluar”, theksoi ajo nën lot e plot emocione.

Nga Rubrika