Web Analytics

I ndodh edhe kjo, Don Xhonin e ndalojnë policia në Holandë

Botuar nga: InfoKosova

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, është ndaluar së fundmi nga policia në Holandë.

Kështu ka lënë të kuptohet me anë të një videoje të shpërndarë me ndjekësit në Instagram ai shihet jashtë makinës në Rotterdam, teksa policia duket ta kontrollojnë nga brenda.

“Një ditë normale”, ka qenë përshkrimi që i është vënë videos ku shfaqet së bashku me të vëllanë.

I njëjti përndryshe këtë verë ka qenë mjaft i angazhuar me mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare e jo vetëm.

Ai solli edhe disa këngë që u pritën jashtëzakonisht mirë nga publiku me miliona klikime në YouTube.

“Ike” dhe “A m’don” janë të fundit që kanë kaluar shifrën e 20 milionë klikimeve. /Telegrafi/

Shiko videon:

Të FUNDIT