Web Analytics

“I thashë ish-vjehrrës e ke djalin të paaftë…” konkurentja e Ferma Vip zbulon arsyen e ndarjes nga partneri

Botuar nga: InfoKosova

Xhesika Polo është një nga konkurentet e “Ferma VIP”, e cila së fundmi ka rrëfyer për një prej marrëdhënieve të saj dhe përse ajo nuk ka funksionuar.

Këngëtarja ka thënë se një nga arsyet pse ata janë ndarë, ka qenë se ai ishte i paaftë për t’u kujdesur për veten.

Xhesika është shprehur se në një moment ajo i ka thënë mamasë së ish-partnerit të saj, se arsyeja përse lidhja nuk funksiononte ishte sepse ajo e trajtonte djalin e saj si të paaftë dhe bënte çdo gjë për të.

“E di, e di, është ajo ndjesia e mëmësisë. Unë e kam hequr në kurriz vetë. Me çdo partner që kam pasur në krahë, më është dashur t’i mësoj nga e para të përdori duart dhe këmbët, se trurin e përdornin.

Është tendenca e mamave shqiptare. Unë i kam thënë mamasë së ish-partnerit tim, se një nga arsyet që ne të dy nuk u bëmë është dot ashtu siç duhet, është fakti që ti tët bir e ke trajtuar si të paaftë”-tha ajo.

Të FUNDIT