Ish banori bukurosh i BBVA i ‘propozon’ live moderatores së njohur, ky është reagimi i saj

Në një episod të fundit të emisionit “Epiqendër”, diskutimi u përqendrua tek udhëtimet dhe destinacionet më të bukura për tu vizituar.

Si mysafir i veçantë ishte modeli Eni Tare, i cili, me një shaka, ‘propozoi’ një udhëtim me moderatoren Sonila Musai.

Ndërsa pyetej për destinacionin e tij të preferuar të udhëtimit, Tare shpërtheu me një shaka, duke thënë se do të udhëtonte me Sonila Musai.

Kjo deklaratë solli buzëqeshje në studio, por Musai menjëherë sqaroi për publikun se lidhja mes tyre është e thjeshtë miqësore dhe se secili prej tyre ka jetën e tyre private.

Eshtë e rëndësishme të përmendet se moderatorja Sonila Musai është nënë e një vajze 8-vjeçare dhe ka zgjedhur të mbajë jetën e saj personale sa më private.

Reagimi i papritur i Tares ka sjellë një moment të këndshëm dhe të papritur në emision.

Nga Rubrika