Gazetarja Zhaklina Gjolla ka qenë e ftuar në “Top Arena”, ku i është përgjigjur disa prej pyetjeve.
Në një prej tyre, prezantuesja e pyet Zhaklinën për zërat që qarkullojnë, sipas të cilave ajo ka tentuar të pajtohet me Olta Gixharin, madje e ka telefonuar aktoren, por ajo nuk i ka hapur telefonin.

Zhaklin zgjodhi të përgjigjet duket pretenduar se nuk e njeh aktoren: “Kush është kjo?” tha Gjolla.
Prezantuesja, nga ana tjetër, këmbënguli duke i ripërsëritur emrin e Oltës, por ajo mohoi me kokë, duke mos dhënë të tjera detaje rreth tentativës për paqe mes të dyjave.


