Web Analytics

Ish banorja e BBVA sërish pjesë e ekranit të Top Channel?

Vesa Smolica, ish-banorja e “Big Brother Vip Albania 3” mund ta shohim këtë sezon sërish në ekranin e Top Channel.

Artistja e cila është angazhuar në muzikë, ka postuar një video ku shihet duke kërcyer me balerinin e “Dancing with the Stars”, duke na lënë të kuptojmë se do jetë pjesë e këtij formati.

Asgjë ende nuk është e konfirmuar, mirëpo ky postim na shton dyshimet.

Duke qenë se shumë ish-banorë të Big Brother-it bëhen pjesë e formatit të kërcimit, me shumë gjasa edhe Vesa mund të jetë një prej tyre.

Nga rubrika