Mbrëmjen e djeshme nisi plot surpriza edicioni i dytë i ‘Big Brother VIP Kosova’.
Mes emocioneve për këtë eksperiencë të re, 20 personazhe të njohur janë bërë tashmë pjesë e shtëpisë më të famshme.
Mes tyre për herë të parë është edhe transgjinorja nga Kosova, Edona James.
Edona, emri i së cilës origjinal është Kujtim Shehu, vjen nga Suhareka dhe është rritur në Gjermani.
Pjesëmarrja e saj në ‘BBVK’ nuk është pritur shumë mirë nga disa banorë.
Ka qenë Monika e cila është tradhtuar nga mimikat në fytyrë, e gjithashtu ndryshe nga të tjerët nuk është ngritur në këmbë për ta pritur.
Edona mori famë në vitin 2014, kur u përfol për një aferë me legjendën e futbollit gjerman, Stefan Effenberg.
Ajo ka marrë pjesë edhe në Big Brother në Gjermani dhe tha se nuk do t’i bëjë disa gabime që i ka bërë atje.
Në po atë vit, ajo mori vëmendje të madhe si transgjinorja e parë shqiptare.
Shiko videon: