E enjte, 16 Janar, 2025
-3.4 C
Pristina

Jashari reagon fuqishëm ndaj kritikave për mbylljen e institucioneve paralele

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ish kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka kritikur ashpër ata që dolën kundër aksionit të policisë për t’i mbyllur institucionet paralele serbe në Kosovë.

Në një shkrim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Jashari shprehu mbështetje të fortë për veprimin e Policisë, duke e quajtur një hap të nevojshëm për të ruajtur rendin dhe ligjin në vend.

Ai theksoi se është përherë shqetësuese kur individë dhe grupe të caktuar kritikojnë aksionet e policisë, të cilat synojnë të njëjtat standarde ligjore për të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.

Jashari citoi edhe fjalët e njohura të poetit dhe atdhetarit Gjergj Fishta, “Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashkë dy shqiptarë”, duke i ndërlidhur ato me situatën aktuale, e cila tregon se për vizion të qëndrueshëm dhe unitet është punuar ende shumë.

“Deri kur do të vazhdojmë kështu? Pas 25 viteve nga çlirimi, pas 17 viteve si shtet, ende dëgjoj lloj-lloj deklarimesh, lajme dhe akuza që dëmtojnë integritetin e Kosovës”, theksoi Jashari.

Ai theksoi se aksionet e policisë shpesh quhen dhunë dhe presion, por ai e sheh këtë si një mënyrë për të pastruar vendin nga mbetjet e ndikimit serb, për të cilat në shumë raste nuk ka prova të qarta që të justifikojnë kritikat e paraqitura ndaj institucioneve të rendit.

“Cili është qëllimi i vërtetë i këtyre zërave? A janë ata të interesuar për mirëqenien e vendit tonë apo përkundrazi, për të krijuar pasiguri?”, pyeti Jashari, duke sfiduar arsyetimin e atyre që janë të kundër të këtyre aksioneve policore.

Ai shprehu gjithashtu një ndjenjë të fortë për respekt ndaj Policisë së Kosovës për përpjekjet e saj në mbrojtjen e rendit dhe ligjit, si dhe përkushtimin e saj për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Respekt dhe mirënjohje për Policinë e Kosovës! Lavdi dëshmorëve të UÇK-së,” përfundoi Jashari, duke theksuar se sakrificat e kaluar nuk duhet të harrohen dhe se është koha për të punuar së bashku si popull për ndërtimin e një shteti më të fortë dhe të qëndrueshëm.

PROMO

Nga Rubrika