Në natën e sotme të ‘Prime’, moderatori Alaudin Hamiti u shfaq i vetëm.
E pranishme nuk ishte Jonida, e cila ka njoftuar para disa ditëve se i ka ndërruar jetë babai.
“Ajo ka humbur babain para disa ditëve. Dhimbja nuk përshkruhet me fjalë. Ne i shprehim ngushëllime asaj dhe i themi se me mendje dhe zemër jemi me të”, tha ai.
Kujtojmë se në nominim janë Rezi, Mevlani, Xuxi dhe Besforti për thyerje të rregullave si dhe Drenusha e Bay T si më pak të preferuarat e publikut.