Web Analytics
E premte, 9 Qershor, 2023

Kaq pasuri ka kryekuvendari Glauk Konjufca

Agjencia kundër Korrupsionit ka nisur me publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2023.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjithashtu ka deklaruar pasurinë e tij.

Në pronësi, Konjufca ka një banesë, një parking dhe një depo. Vlera e të trijave, që sipas tij janë blerë me kredi dhe kursime kap shumën prej 67 mijë e 293 euro

Në tabelën e publikuar nga AKK-ja thuhet se prindërit e Konjjufcës kanë në pronësi 3 toka, dy banesa dhe poashtu një shtëpi.

Ndër të tjera, në deklaratë bëhet e ditur edhe se Konjufca ka një detyrim financiar në një bankë prej 36 mijë e 595 euro nga një kredi e marrë në vitin 2019 në vlerë prej 61 mijë e 424 euro.

Si vlerë e parave të gatshme që posedon, Konjufca ka deklaruar 6 mijë e 6 euro.

Nga të hyrat vjetore përmes pagës, Konjufca përfiton rreth 34 mijë euro, kurse nga meditjet për udhëtime jashtë vendit ka të deklaruara 652 euro.

Të FUNDIT

Rrjetet Sociale

630,884FansaPëlqeje
28,141NdjekësitNdjek
998NdjekësitNdjek
0AbonentëAbonohu