E shtunë, 28 Dhjetor, 2024
0.7 C
Pristina

Këto janë 5 shenjat që duhet të dini për gërrhitjen tek fëmijët

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Gjysma e popullësisë së rritur të këtij globi gërrhet, diçka që për ekspertët është mëse normale.

Kur vjen puna tek fëmijët, gërrhitja në disa raste mund të jetë shkak për shqetësim. Kjo situatë jo vetëm që ndikon në cilësinë e gjumit të fëmijës, por gjithashtu mund të ketë implikime serioze për shëndetin e tij të përgjithshëm.

Shkaktarët e gërrhitjes tek fëmijët janë të ndryshëm dhe ndonjëherë janë të lehtë për t’u identifikuar. Një përllogaritje mesatare tregon se 1 në 10 fëmijë gërrhet natën. Një nga shkaqet kryesore të gërrhitjes tek fëmijët ka të bëjë me akumulimin e tepërt të indeve në pjesën e fytit që luajnë një rol pengues. Bajamet e mëdha apo mishi i huaj janë të njohura për të shkaktuar këtë gërrhitje që me të vërtetë mund të shqetësojë gjumin e një fëmije.

Ndër faktorët e tjerë që çojnë në gërrhitje, janë alergjitë, të cilat përfshijnë ndjeshmërinë ndaj poleneve apo ndotësve të tjerë të ambientit. Infeksionet e fytit dhe astma gjithashtu kontribuojnë në këtë problem, duke e bërë frymëmarrjen të vështirë gjatë natës.

Kocka dhe kërci i devijuar i hundës janë probleme të tjera që mund të ndikojnë në ajrosjen e duhur, duke shkaktuar gërrhitje. Një simptomë e veçantë që shfaqet është apneja e gjumit, e cila ndikon në cilësinë e gjumit dhe në ritmin e përgjithshëm të jetës për fëmijët.

Prindërit duhet të jenë të alert për shenjat qe tregojnë se gërrhitja është më shumë se një problem i zakonshëm. Nëse fëmija gërrhet shumicën e netëve të javës, këtë duhet ta marrin seriozisht. Gërrhitja e zhurshme, flejimi me gojë hapur dhe vështirësitë në frymëmarrje gjatë gjumit janë sinjale të qarta që kërkojnë intervenim mjekësor.

Apnea e gjumit, një çrregullim serioz, është një gjendje ku ndodhin ndërprerje të frymëmarrjes gjatë gjumit. Ky problem tërheq një vëmendje të veçantë pasi mund të ndikojë në shëndetin psikologjik dhe fizik të fëmijëve, duke shkaktuar simptoma si plogështi, lodhje dhe vështirësi në përqendrim.

Mjekët shpjegojnë se mbipesha, së bashku me fëmijët që lindin para kohe, janë më të predispozuar për gërrhitje. Gjithashtu, fëmijët me Sindromën Down dhe ata me çrregullime neuromuskulare janë grupe të tjera që përballen me rrezik më të madh për këtë problem. Një stil jetese i shëndetshëm dhe dieta e duhur janë të rëndësishme për të parandaluar këto shqetësime.

Trajtimet kundër gërrhitjes mund të variojnë në varësi të shkakut. Një pediatër mund të rekomandojë një ndërhyrje kirurgjikale në rastet kur kemi të bëjmë me mishin e huaj ose bajamet e mëdha. Ndërsa për ata që preken nga apneja e gjumit, mjeku mund të sugjerojë ndryshime në stilin e jetesës, si rënien në peshë ose përdorimin e pajisjeve mbështetëse gjatë gjumit.

Sapo problemi me apnean e gjumit të zgjidhet, në 90 përqind të rasteve, fëmijët nuk gërrhasin më. Prandaj, është thelbësore të monitoroni shëndetin e fëmijëve tuaj dhe të kërkoni ndihmë mjekësore nëse vini re qëndrim të tillë gjatë natës. Një gjumë i qetë dhe i shëndetshëm është thelbësor për zhvillimin e fëmijëve.

PROMO

Nga Rubrika