Web Analytics

Kiara apo Bora? Ja kush do të prezantojë këtë vit Dancing With the Stars

Botuar nga: InfoKosova

Ditën e sotme është publikuar promoja zyrtare e “Dancing With The Stars” në këtë promo është zbuluar se kush do të jenë prezantuesit dhe datën kur do të nisë formati.

Bora Zemani dhe Eno Popi do të jenë sërish prezantues të këtij edicioni te programit të kërcimit ndërsa show do të nisë më 6 tetor dhe do të transmetohet live çdo të premte në kanalin e Top Channel.

Kujtojmë që këto janë disa nga konkurrentët që janë zbuluar deri më tani: politikani Saimir Korreshi, Enxhi Nasufi, bukuroshja Atalanta Kërçyku, Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, Arnita Beqiraj, Juliana Nura, Fifi, Eni Shehu, Ina Kollçkaku, Roerd Toçe, Sardi Strugaj. Ronaldo Sharka gjithashtu ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, si dhe aktorët e humorit, Elvis Pupa dhe Irgen Çela.

Përsa i përket jurisë, do të përbëhet nga Olta Gixhari, Lori Bala, Valbona Selimllari dhe kryetar i jurisë Ilir Shaqiri.

Ndryshe, ne rrjet isht perfolur se Kiara mund te ishte prezantuese e ketij spektakli mirepo tani nuk ka dyshime se do jete prape Bora ne kete prezantim.

Shiko videon:

Të FUNDIT