Web Analytics
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
-4.4 C
Pristina

Kiara publikon foto duke prekur te pasmet, Luizi nuk përmbahet, i bën kritika publikisht

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë pa diskutim një nga çiftet më në zë të momentit.

Shumë të dashur për publikun dyshja arrin të rrëmbejë gjithmonë vëmendjen e fansave.

Së fundmi Kiara Tito ka ndarë me 790 mijë ndjekësit e saj disa foto ku duket me barkun e rrumbullakosur.

Teksa këto fotot e postuara që në minutat e para morën mijëra pëlqime dhe komplimente, vëmendjen më të madhe e mori komenti i partnerit të saj, Luiz Ejlli.

“Kjo dora e djathtë nuk me pëlqen shumë”, shkruan ai në foton e partneres së tij.

Kujtojmë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë konfirmuar lajmin e ëmbël për shtatzëninë.

Ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe ajo është një vajzë.

Lajmin e ka konfirmuar fillimisht këngëtari me këngën e tij më të re në YouTube, që titullohet “Frymë”, ku tregohen me detaje momentet emocionuese të çiftit pasi marrin vesh lajmin e ëmbël.

Shiko foton:

Nga Rubrika