Web Analytics

Kim tregon vështirësitë e të qenit nënë beqare: Qaj për të fjetur gjumë

Botuar nga: InfoKosova

Kim Kardashian ka pranuar se prindërimi është një nga gjërat “më sfiduese” por “shpërblyese” që ajo ka hasur në jetë.

“Ka netë që qaj për të fjetur”– tha ajo në podcastin e ”On Purpose with Jay Shetty”.

Kardashian, e ka cila vajzat North dhe Chicago, si dhe djemtë Saint dhe Psalm me ish-burrin Kanye West, i quan çmendur, gjërat me të cilat haset në përditshmëri.

Ajo theksoi se edhe në rrëmujën e gjithë kësaj, është ende “kaosi më i mirë”.

“Të gjithë thonë se ditët janë të gjata dhe vitet janë të shkurtra, dhe kjo nuk mund të jetë si një deklaratë më e vërtetë,” tha ylli i “Kardashians”.

“Është puna më shpërblyese në të gjithë botën.

Nuk ka asgjë që mund t’ju përgatisë.

Nuk më intereson sa kohë prisni nuk më intereson se çfarë po pret ju kurrë nuk jeni të përgatitur.”

Megjithatë, Kim se të kalosh ditën dhe të kuptosh se si të përballesh me sfidat e përditshme të prindërimit mund të “ju bëjë kaq krenarë për veten”.

Ajo madje tregoi edhe kohët si prind gjatë karantinës së COVID-19, duke shtuar, “Dua të them, ka netë kur nuk i lani flokët për ditë të tëra si nënë dhe keni pështyrë gjithandej dhe keni veshur të njëjtat pizhame, veçanërisht në COVID.”

Kujtojmë se Kim Kardashian dhe Kanye West bashkëprindërojnë.

Të FUNDIT