Web Analytics

Kjo deklaratë “e hidhur” e Arbanës nuk ka për ti pëlqyer aspak Balina Bodinakut!

Botuar nga: InfoKosova

Gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, në një diskutim me Kristin, Luizi përmendi opinionisten e sezonit të kaluar, Balina Bodinakun.

Ai u shpreh ndër të tjera për Balinën se ajo ishte e “fiksuar” pas Donald Veshaj dhe se e mbronte me argumente nga më të ndryshmet.

Pikërisht kjo temë është sjellë edhe nga Arbana Osmani mbrëmjen e sotme në post “Big Brother VIP”.

Teksa po thoshte fjalët më të mira për Zhaklinën dhe Arbrin, për arsye se i qëndruan besnikë mendimeve të tyre edhe duke ditur famën që Luizi kishte marrë, Arbana nuk i kurseu aspak dy fjalë “të hidhura” për Balina Bodinakun.

Në momentin që iu drejtua Zhakut dhe Arbrit se do e kishin shumë më të lehtë nëse do i dilnin krah Luizit, Arbana shtoi:

“Ju do e kishit më të lehtë të bëheshit fansa…Vitin e kaluar kemi patur opinioniste që janë bërë fansa”.

Të jetë kjo arsyeja pse Balina u “pushua nga puna” si opinioniste e këtij sezoni të BBV?!

Të shohim si do të reagojë Balina pas kësaj deklarate të Arbanës.

Të FUNDIT