Klodin ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me fotografinë e tij më të fundit, por jo për arsyen që mund ta kishte menduar.
Në imazhin e publikuar, ajo që ra menjëherë në sy ishte këmisha e tij, e cila dukej qartë pa u hekurosur.
Ky detaj nuk u ka shpëtuar ndjekësve, të cilët kanë reaguar me komente të shumta dhe shpesh me humor, shkruan InfoKosova.
Por komenti që mori më shumë vëmendje ishte ai i Eliona, e cila me një dozë ironie shkroi: “hekurose at kmish”.
Ky reagim është bërë viral në mesin e ndjekësve, duke sjellë edhe më shumë interaktivitet në postim.
Pavarësisht detajit të vogël, Klodin ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes, duke dëshmuar se ndonjëherë edhe gjërat më të thjeshta mund të kthehen në moment viral në rrjet./InfoKosova/
