Web Analytics

Krasniqi i PSD-së e takon në rrugë deputeten Kusari-Lila dhe e pyet: “A keni fol me Radoiçiqin ma frik?”

Botuar nga: InfoKosova

Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemkorate (PSD), e ka takuar në rrugë shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, të cilën e ka pyetur për bisedat telefonike me Milan Radoiçiqin.

Krasniqi ka publikuar një video në Facebook, teksa shihet duke e pyetur Kusari-Lilën nëse “po vazhdon koordinimi me Milan Radoiçiqin”.

“E pyeta, a janë duke u koordinu hala me Radojçiqin.

Nuk m’u përgjigj.

Por heshtjen e saj e mora si pohim.

Sepse Qeveria Kurti veç n’publik është kundër Serbisë.

Veç kur i duhet Serbia për me i sulmu ata që mendojnë ndryshe.

Ama koordinimin me Radojçiqin e ka në nivel”, ka shkruar Krasniqi, transmeton Telegrafi.

Derisa Krasniqi po i bënte pyetje, Kusari – Lila shihet duke qeshur dhe herë pas herë duke i kthyer përgjigje të shkurtra. /Telegrafi/

Shiko videon:

Të FUNDIT