Web Analytics

Kristi reagon pas daljes nga BBV, ka një mesazh për Luizin, Efin dhe Dean

Botuar nga: InfoKosova

Krist Aliaj ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale pas daljes nga ‘Big Brother VIP’.

Në postimin e tij ai falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi të vështirë, por siç shprehet Kristi, pasurues.

Kristi shpreh gjithashtu vlerësimin e tij për finalistët e tjerë, Luizin, Efin dhe Dean, duke i cilësuar si kundërshtarët më të mirë që mund të kishte kërkuar.

“Faleminderit Shqiperi! Faleminderit shqiptarë në mbarë botën!

Faleminderit për durimin, respektin, mirëkuptimin dhe vleresimin tuaj! Ishte një udhëtim i veshtire, por nje eksperience shume pasuruese.

Ju vlerësoj sepse ishit kundërshtarët më të mirë që mund të kisha kërkuar.

Koha për të vënë në përdorim potencialin tuaj, Luiz, Efi dhe Dea.

Shumë respekt për të gjithë ekipin e produksionit per kohën dhe perkushtimin e madh!”, ka shkruar Kristi.

Shiko postimin:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KRIST ALIAJ (@kristdragot)

Të FUNDIT