E premte, 15 Nëntor, 2024
0.8 C
Pristina

Kurti pritet në takim nga ministrja e parë e Irlandës së Veriut

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Britaninë e Madhe është takuar me ministren e parë të Irlandës së Veriut, Michelle O’Neill.

Ministrja O’Neill dhe zëvendësministrja e parë Emma Little-Pengelly e kanë pritur të mërkurën kryeministrin Kurti në Kështjellën Stormont.

“Ministrja e parë Michelle O’Neill dhe zëvendësministrja e parë Emma Little-Pengelly kanë pritur sot në kështjellën ‘Stormont’ kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në njoftimin e tyre në rrjetin social “X”.

Tutje bëhet e ditur se në këtë takim janë diskutuar një sërë çështjesh, duke përfshirë paqen dhe pajtimin.

Kurti ka udhëtuar për në Londër javën e kaluar, për të marrë pjesë në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024, organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). /Telegrafi/

Nga Rubrika