E premte, 15 Nëntor, 2024
0.8 C
Pristina

Kurti takon shefin e EULEX-it, flasin për sigurinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano, me të cilin bisedoi sigurinë, sundimin e ligjit dhe drejtësinë në Kosovë.

Sipas komunikatës nga Kryeministria, Kurti e ka njoftuar shefin e EULEX-it me zhvillimet e fundit në vend dhe reformat e ndërmarra deri më tani.

Ai e veçoi procesin pozitiv të regjistrimit të automjeteve me targat legale të Kosovës, RKS, si shembull i respektimit të ligjshmërisë, rezultat i lehtësimit financiar të ofruar nga Qeveria, dhe gatishmërisë së qytetarëve për integrim.

Gjatë takimit u fol edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në shërbim të të gjithë qytetarëve e Kosovës, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Nga Rubrika