Kuvendi sot mban dy seanca, ky është rendi i ditës

Gjatë ditës së sotme Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare.

Fillimisht duke filluar nga ora 10:00 në ambientet e Kuvendit do të mbahet seancë në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan, Eliot Engel.

Ndërsa një orë më vonë po në të njejtën ditë do të mbahet seanca e dytë.

Në këtë seancë janë paraparë dhjetë pika të rendit të ditës.

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Pyetjet parlamentare,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-034 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 1O/L-O35 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa e dyte, objektivi 1,

6. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

7. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

8. Zgjedhja e anëtarëve ne Komisionin e Pavarur të Mediave,

9. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane.

10. Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare./Indeksonline/

Nga Rubrika