E premte, 22 Nëntor, 2024
6.7 C
Pristina

Ky është ushqimi më kancerogjen që ekziston!

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Salsiçet janë ushqimi më i njohur i shpejt në Amerikë dhe vetëm atje hahen rreth 7 miliardë salsiçe gjatë verës.

Por, pavarësisht se sa i shijshëm është ky ushqim, salsiçet janë me të vërtetë të dëmshme për shëndetin.

Zakonisht ato bëhen nga mishi pulës, mishi i lopës dhe i derrit, por procesi i prodhimit përfshinë shtimin e shumë mbetjeve të kafshëve si këmbët, lëkura, dhjami, kthetrat etj.

Aditivët si shurupi i misrit, kripa dhe shumë tjerë shtohen për ta përmirësuar shijen, gjë e cila ndryshon nga shteti në shtet.

2 muaj më parë Ushqimet ideale për një kujtesë të mirë Gjëja më e keqe është se disa nga shijet të cilat shtohen gjatë procesit të prodhimit vijnë nga guaskat e insekteve të vogla që zihen në karbonat sodiumi dhe amoniak.

Megjithatë, asnjëherë nuk mund të jemi të sigurt për aditivët që përdoren për krijimin e salsiçeve pasi që asnjëherë nuk shkruhen në pakot e shitjes.

Sipas hulumtimeve të kryera në Universitetin e Hawaii, mishi i proceduar e rritë rrezikun e kancerit të pankreasit deri në 67 për qind.

Mishi i proceduar thuajse gjithmonë përmban aditivë si nitratet dhe është substancë e cila është dëshmuar se e rritë rrezikun e kancerit në stomak, fshikëz, pankreas etj.

Siç pohon edhe American Institute For Cancer Research, vetëm një salsiçe në ditë e rritë rrezikun e kancerit kolorektal për 21 për qind.

Shikoni videon e mëposhtme për të mësuar më shumë rreth mënyrës se si bëhet ky produkt ushqimor./InfoKosova/

Shiko Videon:

Nga Rubrika