Moderatori i ‘Big Brother VIP Albania’ Ledion Liço është mjaftë aktiv në rrjete sociale.
Pak minuta para se të fillonte spektakli, Ledioni ndau një moment të veçantë me ndjekësit e tij, duke shprehur dashurinë për nënën e tij, e cila sot feston ditëlindjen e saj të 70-të.
Ky moment emocionues mbërtheu jo vetëm zemrën e Ledionit, por edhe të mijëra ndjekësve të tij.
“E adhuroj time shoqe sepse në mes të gjithë ngarkesës kujdeset të më surprizojë me përqafimin e mamit që sot fiku 70 qirinj ditëlindjeje,” – shprehej ai, duke e bërë këtë mesazh edhe më të veçantë.
Ky është një testament i dashurisë dhe lidhjes së fortë mes nënës dhe djalit të saj, një shembull frymëzues për shumë të tjerë.
Ledioni, i cili është bërë një figurë e njohur në media dhe në jetën publike, është gjithmonë në qendër të vëmendjes për stilin e tij të jetesës dhe zgjedhjet profesionale. Por sonte ai dëshmoi se, përtej gjithçkaje, familja është prioriteti i tij kryesor.