E mërkurë, 19 Shkurt, 2025
-3 C
Pristina

Leonora Jakupi e “dridh” sonte Big Brother Vip Albania

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Në prag të 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka emocionuar publikun me interpretimin e saj të fuqishëm të këngës “A vritet pafajësia” në skenën e Big Brother VIP.

Performanca e saj u dha tonin një mbrëmjeje të veçantë, duke rikthyer kujtimet dhe ndjenjat e forta që kjo këngë përcjell për të kaluarën e Kosovës. Me zërin e saj të fuqishëm dhe interpretimin plot ndjenjë, Leonora la një ndikim të madh tek publiku dhe banorët e shtëpisë së famshme.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja përdor talentin e saj për të kujtuar historinë dhe sakrificat e popullit të saj, duke mbetur një nga figurat më të respektuara të muzikës shqiptare.

Big Brother VIP, përmes kësaj performance, solli një moment reflektimi dhe respekti në nder të pavarësisë dhe historisë së Kosovës./InfoKosova/

Shiko foton:

PROMO

Nga Rubrika