Web Analytics

Linda Halimi zbulon pse e ka bërë kaq të madhe faktin që ka faqe për të rritur

Botuar nga: InfoKosova

Mbrëmjen e së enjtes në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është organizuar darka e të nominuarve.

Buci, çifti Iliariana dhe Adri, Shqipja dhe Linda Halimi janë përballur me pyetje nga më të ndryshmet të bëra nga publiku dhe banorët.

Pjesë e darkës kanë qenë edhe pyetjet pikante, ku në tavolinë sërish është hapur diskutimi mbi llogarinë e Linda Halimit në platformën e rrjeteve sociale për të rritur, OnlyFans.

“Pse e ke promovuar kaq shumë faqen tënde në ‘OnlyFans’?”, ka qenë një pyetje drejtuar Lindës.

“Për pikën e qejfit. Nëse i bëj abonuesit e duhur, ndoshta edhe bëj diçka më shumë. Do të jem më aktive pasi të dal, por duhet ta fitoj fillimisht në BBVK, ky është ultimatum”, ka thënë këngëtarja Vitia.

E njëjta me shaka tha se mbase mund të bëjë edhe ndonjë skandal, pasi shquhet për skandale. /Telegrafi/

Shiko videon:

Të FUNDIT