E premte, 27 Dhjetor, 2024
-0.1 C
Pristina

Luana zbulon arsyen e ‘çuditshme’ pse refuzon të japë intervista

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Moderatorja e njohur Luana Vjollca gjatë ditës së djeshme ka zgjedhur të komunikojë me ndjekësit e saj në Instagram të cilëve u është përgjigjur disa pyetjeve.

Një prej tyre ishte dhe arsyeja pse ajo refuzon të japë intervista. Moderatorja zbulon për herë të parë se nuk i pëlqen të flasë për veten por të flasin veprat për të.

Ndërsa në shumicën e rasteve në intervistat që ajo ka dhënë është vënë përballë pyetjeve me qasje tendencioze të cilat nuk e kanë bërë të ndihet mirë.

Pse ke zgjedhur të mos japësh intervista, nuk të pëlqen të flasësh për veten?

“S’para më pëlqen të flas për veten në fakt. Më pëlqen të flasin veprat për mua. Intervistat kam nis t’i shmang në një fazë kur ndjeja që qasja ishte tendencioze dhe nuk më bënte të ndihesha mirë në atë përiudhë nisi dhe një formë izolimi që më tutje u kthye në stilin tim të jetesës.

Por unë kam zgjedhur ta them gjithçka që dua ta them nëpërmjet dritareve të mia të komunikimit dhe falë Zotit juve keni qenë përherë aty për të më dëgjuar. Kaq ka mjaftuar përherë. Por s’i dihet duhet të nis dhe nga intervistat së shpejti”, shkruan ajo në përgjigje të ndjekësit të saj.

Shiko foton:

PROMO

Nga Rubrika