Web Analytics

Luizi “hap zemrën” për dashurinë e parë: “Fati nuk deshi”

Botuar nga: InfoKosova

Në podcastin e sotëm të kryeministrit Edi Rama ka qenë i ftuar kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës Benet Beci dhe fituesi i Big Brother, Luiz Ejlli.

Në një përballje interesante mes tyre, Rama dhe Ejlli kanë zbuluar se ky është takimi i parë mes tyre, ndërsa kanë kujtuar dhe momentet e përplasjeve me komente virtuale mes tyre.

Luizi ka folur dhe për lidhjen dhe ndarjen me Megin, ndërkohë që Rama me humor i ka thënë Benetit që ai ka qëlluar në shenjë, sa kohë që nuk ka ndryshuar partneren e tij që nga koha e gjimnazit.

Edi Rama: Nga filloi kjo lidhja me muzikën? Ishte nga familja, ishe vetë, pate një rrethanë?

Luiz Ejlli: Gjyshi im ka kënduar me qemale në atë kohë, qemale ne i themi … dhe ka vdekur kur ka qenë babai im 12 vjeç dhe nuk ia trashëgoi babait dhe ma kaloi mua.

Nëna ime punonte në shkollë të muzikës, në shkollën “Preng Jakova”, punonte në kuzhinë mbrapa tek konvikti dhe kam qenë në bark të saj kur rrinte mes instrumenteve, muzikës, kantos.

Aty ka mbaruar Shpëtim Saraçi, Markela Kapedani dhe të tjerë. Nëna për të mos më lënë në shtëpi, më merrte me vete në shkollë dhe ka thënë “Ta fus në shkollë muzike”.

Që 6 vjeç jam futur aty. Më pas me korin e kishës, në kishë franceskane, me korin e shkollës shkuam në Firence, fituam çmime, u ktheva dhe mbetëm se aq ishte maksimumi që mund të bënim.

Hyra në punë kamarier dhe kam qenë në banak, duke larë gota, e mbaj mend shumë mirë,erdhi një shok dhe më tha “Luiz kanë ardhur Ethet”. Çfarë janë ata?

-Shko, më tha, se ti këndon mirë.

-Shkova, mora pjesë, më pranuan, fitova Ethet, pastaj fitova Festivalin, pastaj shkova në Eurovizion.

Edi Rama: Ajo që ma më ka mbetur në kujtesë është Festivali, ku më pas shkove në Eurovizion.

Luiz Ejlli: Shkova në Eurovizion në 2006 dhe sa u ktheva nga Eurovizioni isha në kulm si të themi, isha në qendër të vëmendjes si këngëtar, i rrymës së muzikës së lehtë, jo komerciale, jo banale dhe aty u dashurova dhe ajo vajzë kishte planet e saj për shkollën dhe edukimin jashtë Shqipërisë dhe isha mes dy zgjedhjeveose të rrija këtu dhe të vazhdoja karrierën ose të zgjidhja zemrën dhe të shkoja me të.

Unë zgjodha zemrën. Nuk jam i penduar absolutisht sepse kanë qenë vite shumë të bukura me të, por fati nuk deshi, nuk eci.

Nga sot domethënë vazhdoj, kam një respekt të jashtëzakonshëm si për të, si për familjen e saj, për gjithçka kanë bërë dhe kemi kaluar bashkë, por kur u ktheva e pashë që tregu kishte ndryshuar, gjërat kishin ndryshuar, kishin ecur, evoluar si në çdo vend, ishin futur rrjetet sociale fuqishëm dhe ky digjitalizimi u bë gjithçka shumë shpejt, eci gjithçka shumë shpejt për hir të së vërtetës.

Dhe e pashë që isha dorëzuar domethënë tek kjo pjesë dhe aty pastaj, fillova duke i humbur shpresat për gjithçka, edhe për të ndenjur, sepse me vinte inat me veten.

Jo se s’kishte hapësira ndoshta këtu, por se e kisha inatin me veten, se thosha kisha gjithçka dhe sot s’kam asgjë.

E për fatin që ndoshta bëra zgjedhjet e gabuara, njerëzit e gabuar dhe isha dorëzuar dhe doja thjesht të ikja se me vinte turp nga vetja, domethënë mos t’i dilja njerëzve para deri sa më erdhi kjo telefonatë për Big-un dhe thashë, të hyj, të mos hyj, pastaj thashë ta provoj se është shansi i fundit.

Dhe para se të hyja, një natë para thashë, po ça mund të humbas, dhe nëqoftëse luaj fort, çfarë do humb? Maksimumi do të më eliminojnë se s’do më vrasin.

Dhe luajta si luajta dhe arrita deri në fund. Me gabime, me të gjitha, kuptohet, por ia dola.

Edi Rama: Benet, po ti ça ke bërë në momentin që je dashuruar, domethënë si ka qenë fëmijëria dhe gjithë kjo periudhë se u bë sebep Luizi që të marrim vesh ç’ke bërë ti para se të dashurohesh?

Luiz Ejlli: Beneti e ka marrë me shkuesi.

Edi Rama: Po përpara se të ndodhte shkuesia, ça ke bërë?

Benet Beci: Unë jam njohur që në gjimnaz me..

Edi Rama: Përpara se të njiheshe, domethënë çfarë prirjesh kishe ti? Ti veshë për muzikë s’ke pasur besoj?

Të FUNDIT