Web Analytics

Luizit sapo i ndodhi diçka e keqe

Botuar nga: InfoKosova

Bllokohet sërish faqja e Luizit në Instagram.

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, vazhdon të jetë akoma një personazh mjaft i komentuar në media.

Atij së fundmi i është bllokuar sërish profili zyrtar në Instagram, në të cilin arriti plot 600 mijë ndjekës.

Kjo megjithatë nuk është hera e parë, pasi faqja e tij deri më tani është sulmuar disa herë.

Ky Instagram i artistit shkodran u hap nga partnerja e tij, Kiara Tito, pak ditë para përfundimit të Big Brotherit.

I njëjti në fillim të këtij reality show pati një Instagram që menaxhohej nga një mike e tij, që më pas kaloi te familjarët e krejt në fund iu kërkua nga produksioni i Big Brother VIP Albania.

Ylli i famshëm këto ditë ka qenë mjaft i angazhuar me mbrëmje e koncerte të shumta gjithandej.

Ai po shijon famën dhe është kthyer në një nga emrat më të kërkuar nëpër klube.

Shiko foton:

Të FUNDIT