Majlinda Zeka së bashku me djalin Roanin këto festa kanë vendosur ti mbajnë mend gjatë.
Ata zgjodhën New Yorkun, për të shijuar këtë magji të fundvitit.
Vizita e tyre në qytetin e dritave ka qenë një përvojë mbresëlënëse, e plotë me ngjyra, drita dhe atmosferë festive.
New Yorku në këtë periudhë shndërrohet në një destinacion të magjishëm, i cili ofron një kombinim të përrallash dhe realiteti.
Ajo ndau disa fotografi nga vizita në qytet, duke e shpërndarë kështu ndjenjën e gëzimit me ndjekësit e saj, duke theksuar se momentet e veçanta janë ato që duam t’i ruajmë përherë në mendje.
Pamjet e publikuara tregojnë qartë lumturinë në fytyrat e tyre, dhe dëshmojnë se koha që kalojnë së bashku është e paçmuar. Pjesëmarrësit në festat e fundvitit në New York shijojnë jo vetëm aktivitetet festive, por edhe energjinë unike që ky qytet ka për të ofruar.
Shiko fotot: