Web Analytics

Make Up artisti zbulon si lindi ideja për t’i lyer flokët Luizit

Botuar nga: InfoKosova

Make Up artisti i njohur Henri Gjata, ka folur së fundmi për eksperiencën e tij në Big Brother VIP, ku së bashku më stafin e tij kanë grimuar të gjithë ish-banorët e shtëpisë për netët e spektaklit të madh.

I ftuar në “Wake UP”, Henri ka zbuluar si lindi ideja për t’i lyer Luizit flokët ngjyrë të verdha të cilat më pas u kthyen në një trend dhe të gjithë fansat e tij të zjarrtë bënë të njëjtin model flokësh si këngëtari.

Sa i përket Luiz Ejllit, i cili vendosi të ndryshojë ngjyrën e flokëve, si nisi e gjithë gjëja?

“E menduam, e diskutuam me Sezerin dhe më pas ia thamë edhe Luizit i cili pranoi menjëherë.

Ai tha po, madje edhe për ngjyrat e tjera të flokëve ishte dakord.

Kohët e fundit më kanë thënë që je bërë bjond prej Luizit ndërkohë që unë kam vite me këto flokë (qesh)”- u shpreh Gjata.

Të FUNDIT