Web Analytics

Masakra nga forcat serbe në Kralan të Gjakovës – rrëfimi i jashtëzakonshëm i Naser Ahmetit, ish-ushtar i UÇK-së

Botuar nga: InfoKosova

Mes datave 2 dhe 4 prill të vitit 1999, forcat ushtarake dhe policore të Serbisë, torturuan qindra burra dhe djem shqiptarë, të rrethuar me tanke në një fushë në Kralan të Gjakovës, ku më pas janë vrarë 86 civilë shqiptarë.

Pak ditë pasi është shënuar 25-vjetori i vrasjes së 86 civilëve shqiptarë, Naser Ahmeti, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vjen me një rrëfim për Telegrafin.

Ai bën të ditur se si ishin ndaluar civilët, gjersa tregon edhe një rrëfim të babait të tij.

“Më 2 prill deri më 4 prill i ndajnë burrat nga gratë… 11 prej viktimave shqiptarë janë fëmijë…. i mbanin në kushte të rënda… më datën 4 i ndajnë në grupe dhe i pushkatojnë të gjithë….”, tha ai.

Ahmeti tregon po ashtu për dëshmorët e rënë dhe luftimet në atë pjesë të vendit.

Ish-ushtari i UÇK-së rrëfen edhe punën e Shtabit Lokal të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kralan. /Telegrafi/

Shiko videon:

Të FUNDIT