E shtunë, 9 Nëntor, 2024
5.3 C
Pristina

Më në fund Dagzi na zbulon kur do martohet me Einxhel

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të dashur nga publiku shqiptar, ata janë shumë aktiv në rrjetet sociale.

Ditën e djeshme, Einxhel iu ka kërkuar ndjekësve të saj që t’i bëjnë një pyetje Dagz, duke qënë se ai asnjëherë nuk organizon një “Ask” në profilin e tij.

Ndër pyetjet e shumta, një nga përdorueset e rrjeteve sociale ka shkruar: “Kur e ka ndërmend Dagzi të të veshi me vello të bardhë ty o dritë”?

Ndërkohë që moderatorja ka bërë fillimisht një shpjegim të situatës, duke thënë se është një pyetje që janë kanë bërë në të gjitha intervistat si edhe një natë më parë është diskutuar në familje, Dagz është përgjigjur:

“Kur të rritet Tevi që të na sjellë unazat”.

Ndërkohë Einxhel nuk e ka mbyllur me kaq por ka shtuar: “Po fëmija tjetër çfarë do bëjë ndërkohë”?

Dagz: Fëmija tjetër do qajë.

Einxhel: Pra jemi në dorë të Trevit. Kur të rritet Trevi dhe ta shikojmë që është i aftë të mbajë unazat dhe të eci. Se po duket sikur unë dua të martohem me zor.

Nga Rubrika