Web Analytics
E diel, 16 Qershor, 2024
25.7 C
Pristina

Më në fund, zbulohet si quhet djali i Rihanna-s

U bë kurioze e gjithë bota dhe s’dimë ç’e shtyu këngëtaren ta fshehë kaq gjatë emrin e të birit.

Mirëpo, mediat e huaja thonë se Rihanna dhe ASAP Rocky e kanë quajtur të birin RZA Athelston Mayers.

Djali i tyre mesa duket mban emrin e producentit dhe reperit RZA, liderit të grupit Wu-Tang.

RiRi e solli në jetë të birin më 13 maj 2022 dhe u tregua tepër e rezervuar për portretin e tij.

Mirëpo, kur fotot e djalit ranë në dorë të paparacëve, ajo papritur vendosi të zbulojë vetë portretin e tij, që me imazhin e të birit të mos bëhej biznes.

Në shkurt 2023, këngëtarja e “Umbrella” zbuloi gjatë performancës së saj të pjesës së parë të Super Bowl se ajo dhe reperi janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Siç e do “zakoni” i Rihanna-s, ende s’dimë asgjë as për gjininë e bebushit të dytë, që duket se do ta mbajnë akoma të fshehtë.

Nga rubrika