Web Analytics

Me sytë mbyllur dhe limuzinë, Vëllai i Madh i dërgon tri çiftet tek surpriza mahnitëse që ka përgatitur

Botuar nga: InfoKosova

Për herë të parë tri çiftet e formuara në Big Brother VIP këtë edicion të tretë kanë dalë nga Shtëpia për të shkuar të festojnë në qetësinë e tyre në një ambient të ri, të saporkrijuar, këtë Shën Valentinin.

Vëllai i Madh u ka dhënë mundësinë Sarës dhe Bardhit, Ilnisës dhe Meritonit dhe Romeos dhe Heidit të merrnin gjithçka u nevoitej për të shkuar në një darkë romantike.

Një limuzinë ka pritur banorët në ambientet e Top Channel, ndërsa me sytë mbyllur ata i janë drejtuar ambientit të ri.

Banorët e tjerë janë treguar mosbesues, me Fationin që u shpreh se është gënjëeshtër pasi vetëm limuzina që nuk po i pret jashtë.

Në kundërpërgjigje moderatori Ledion Liço u ka ofruar pamjet live duke thënë se: Shihni me sy dhe plasni me zemër.

Ndërkaq, Fationi i bindur është shprehur: Ahh që s’u martova njëçikë.

Të FUNDIT