E shtunë, 9 Nëntor, 2024
5.3 C
Pristina

Me telefon në shtrat? Ja pse s’duhet ta merrni kurrë me vete

Përdorimi i telefonit në errësirë, ndërsa jeni shtrirë mund të sjellë pasoja fatale për sytë.

Dy femra në Angli, janë verbuar përkohësisht ndërsa shikonin telefonin e tyre me njërin sy në gjendje të shtrirë anash, pasi syri tjetër mbulohej nga jastëku.

Mjekët kanë paralajmëruar për fenomenin e pazakontë i cili mund të prekë të gjithë.

Ata këshillojnë se duhet të shohim telefonin me të dy sytë.

Gazeta për Mjekësinë, “News England”, ka shkruar për rastin e dy grave të moshës 20 dhe 40 vjeç, të cilat kanë përjetuar verbëri të përkohshme nga përdorimi i telefonit në gjendje të shtrirë.

Ato janë ankuar se kanë përjetuar episode të humbjes së shikimit për rreth 15 minuta.

Gratë po i nënshtrohen testeve të ndryshme mjekësore si dhe skanimeve të syrit.

Megjithatë, mjekët nuk kanë gjetur asnjë problem të vetë syrit.

Por, disa minuta pasi okulisti po ecte drejt zyrës së tij, gjeti misterin.

Ai thjesht i pyeti se çfarë po bënin në momentin që shikimi është zhdukur.

Doktor Gordon nga Londra, tha:

“Të dyja gratë zakonisht kanë shikuar telefonin vetëm me një sy, ndërkohë që syri tjetër është mbuluar nga jastëku”.

Ai dyshon se shumë përdorues të telefonave do të përjetojnë fenomenin.

Dr Rahul Khurana, një zëdhënës i Akademisë Amerikane të Oftalmologjisë, e quajti hipotezën e Doktor Gordon: “Interesante, megjithëse duhet të vërtetohet 100 % nëse faktorë të tjerë nuk kanë ndikuar tek dy gratë”.

Nga Rubrika