Fjolla Morina është bërë tejet aktive në rrjetet sociale.
Pas disa akuzave të komentuara ndaj disa prej emrave të njohur të showbizz-it dhe gjendjes së rënduar emocionale, kënëgtarja tani është rikthyer fuqishëm.
Gjatë ditëve të fundit, ajo ka sjellur imazhe në veshje të ndryshme, në të cilat vë fokusi ishin linjat e saj të trupit.
Edhe sot (e enjte), Fjolla ka mahnitur me pozat e reja ku shihet e veshur në një kostum lëkure me ngjyrë të zezë.
Veshja përbëhej nga një bluzë korse që ishte e ngjashme me mini-fundin e ngushtë dhe të gjatë.
Dukja e saj u kompletua nga flokët e gjata me balluke që i la në volum dhe këpucë me taka ngjyrë gri.
Fjolla dukej në formë të mrekullueshme ndërsa format e saj të tonifikuara u vunë në pah.
Nuk munguan as pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e admiruesve të saj. /Telegrafi/
Shiko fotot: