E hënë, 28 Tetor, 2024
21.6 C
Pristina

Mentor Zhdrella rekomandon lojtarin më të mirë te kombëtarja e Kosovës

Mentor Zhdrella, një personalitet i njohur në botën e futbollit, ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” të Telegrafit, ku dha mendimin e tij mbi lojtarin e preferuar te Kombëtarja e Kosovës.

Zhdrella, i njohur për karrierën e tij në futboll, ka luajtur për disa nga klubet më të njohura si 2 Korriku, Hysi, Drita, Prishtina, Llapi dhe Dukagjini. Ai ka kontribuar në zhvillimin e futbollit në Kosovë duke sjellë eksperiencën e tij nga fusha.

Pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar, Zhdrella vazhdoi angazhimin e tij në futboll duke marrë rolin e drejtorit sportiv te Llapi. Kjo pozita i lejon atij të kontribuojë në rritjen dhe zhvillimin e futbollit në nivel profesional.

“Unë mendoj se përzgjedhja e lojtarëve që janë në formë momentale është thelbësore. Besoj se kjo duhej të ishte një strategji për Kombëtaren, sepse vetëm kështu mund të arrijmë sukses. Kemi lojtarë me shumë potencial dhe ne duhet t’i japim mundësinë atyre që e meritojnë,” tha Zhdrella.

 

Shihni këtë postim në Instagram

 

Një postim i shpërndarë nga Telegrafi Sport (@telegrafisport)

“Sigurisht, nuk diskutohet për grupin e lojtarëve që ka Kosova, ka shumë kualitet. Në të vërtetë, kemi shumë lojtarë të mirë që mund të kontribuojnë në suksesin e ekipit,” shtoi ai.

Zhdrella gjithashtu shprehu admirim për stilin e lojës së Edon Zhegrovës, duke thënë: “Më pëlqen shumë si ka luajtur, stili i tij është i jashtëzakonshëm dhe është një aset i rëndësishëm për Kombëtaren.”

Për ata që dëshirojnë të ndjekin podcastin e plotë me mysafirin e ftuar, gjeni linkun e YouTube më poshtë.

Këtë podcast mund ta ndiqni gjithashtu në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa ky program nuk do të ishte i mundur pa mbështetjes së sponsorëve Patos dhe DentFix.

Nga Rubrika