Web Analytics

Mësohet ora e performancës së Albina Kelmendit në Eurovision

Botuar nga: InfoKosova

Sonte do të zhvillohet nata e dytë e Eurovizion Song Contest 2023 ku do të marrë pjesë këngëtarja Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”.

Gjatë ditës së djeshme, për mediat Albina komentoi mirëpritjen që i është bërë këto ditë në Liverpool, pritshmëritë që kanë për në finale por edhe emocionet.

“Sot kemi pasur provën gjenerale të cilën do ta nxjerrim për pak kohë.

Vlerësimi i BBC është me të vërtet i mrekullueshëm.

Kemi shpresa dhe shumë emocione.

Koreografia dhe performanca është e thjeshtë dhe e përshtatshme me këngën për të dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm.

Në skenë do të jemi 6 anëtarë të familjes.

Shqip do të flas kënga dhe kemi kombinuar skenën dhe veshjen dhe nuk na ka mbetur asnjë element tjetër.

Fal meje kanë filluar kurse të gjuhës shqipe nga kënga që do të këndohet shqip, madje edhe audienca e ka perceptuar shumë mirë.

Shtetet e forta na shohin si konkurrent”, ka thënë Albina Kelmendi.

“Votoni këngën “Duje”, na mbështetni sepse vetëm nuk mund t’ia dalim.

Unë jam e bindur se ne do të arrijmë në finale sepse kemi dëgjuar që na kanë vlerësuar shumë.

Jemi të gjithë të emocionuar secili në mënyrën e tij por gjithsesi emocione pozitive.

Shpresojmë të bëjmë krenar të gjithë shqiptarët” shtoi ajo.

Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision” më 11 maj rreth orës 22:22 me orën lokale (ose në orën 21:22 në Angli).

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTSH (@rtshqiptar)

Të FUNDIT