Web Analytics

Meti me deklaratë të fortë për Blerandon: Jam në gjendje për 1 milion euro me dalë në gjyq nëse…

Pas lojës së zhurmshme e përjashtimit të pa pritur, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova” Meti Alshiqi ka folur për herë të parë për këto zhvillime që e përcollën në këtë lojë.

Ai u shpreh se akuzat që i janë bërë rreth debatit të ashpër me Blerandon që shkaktoi edhe përjashtimin e tij, nuk qëndrojnë.

Madje, Meti u shpreh se është i gatshëm të përballet edhe me gjyqin për të vërtetuar pafajësinë e tij.

“E kam prek mos fol pa lidhje edhe ai u bë arrogant ndaj meje, dmth i bie kërcënim me m’u afru, mundesh me këqyr videon, m’u afrohet, edhe veç e kam largu, veç e kam shty, ai më ka godit mua. Dallon.

Në montazh thotë e ka godit, s’është e vërtetë, nëse është e vërtetë unë jam në gjendje me dalë qëtu për 1 milion euro në gjyq a ku të duash nëse kam goditë unë. Unë jam ai që dal në gjyq a ku dush me kallëzu që nuk është kanë goditje por shtyrje.

Ai më ka goditë. Në montazh mundesh me e kthy dorën me e bë si goditje, 110 për qind nuk është goditje dhe s’ka me kanë asnjëherë. Më vjen keq prej njerëzve që kanë votu. Kam fakte që një familje m’i ka çu dy-tre mijë euro sa herë jam kanë në nominim”, u shpreh Meti në Canape.

Nga rubrika