Milan ka zhgënjyer në një ndeshje emocionuese, duke barazuar me rezultatin 3-3 në udhëtim ndaj Cagliarit në javën e 12-të të Serie A.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit e Cagliarit, të cilët shënuan me Nadir Zorteas në minutën e dytë, duke e çuar rezultatin në 1-0 për ta.
Megjithatë, Milani reagoi shpejt, duke barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 15-të me anë të Rafael Leaos, i cili e mposhti portierin shqiptar Alen Sherri me një goditje të saktë.
Ishte pikërisht ylli portugez, Leao, ai që shënoi sërish për t’i dhënë epërsinë Milanit në minutën e 40-të, duke e çuar rezultatin në 2-1.
Sidoqoftë, Cagliari nuk heq dorë, dhe pak para përfundimit të pjesës së parë arriti të shënojë me Gabriele Zappas (47’), por ai gol u anulua për pozitë jashtë loje, duke mbajtur Milanin në avantazh.
Zappa arriti të realizojë këtë herë golin e rregullt në minutën e 53-të pas një gabimi të rëndë nga mbrojtësit e Milanit, duke e barazuar rezultatin në 2-2.
Për ta rikthyer epërsinë për ‘Rossonerët’, Tammy Abraham shënoi një gol të rëndësishëm në minutën e 69-të, pas një ekzitime të topit në zonë, duke e çuar rezultatin në 3-2.
Cagliari përfundimisht arriti të gjejë golin e barazimit në minutën e 89-të me Gabriele Zappas, duke realizuar për rezultatin përfundimtar 3-3, një barazim dramatik që la Milanin të zhgënjyer.
Pas këtij barazimi, Milani ka 18 pikë të grumbulluara në Serie A, duke mbajtur pozitën e shtatë në tabelë, një rezultat që tregon për vështirësitë që klubi po përballet këtë sezon.