Web Analytics

Morena Taraku ‘tranon’ ndjekësit me fotot e fundit para pasqyre

Botuar nga: InfoKosova

Morena Taraku mbetet ndër vajzat më të komentuara të showbizz-it shqiptar.

Ish-Missi është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale dhe aty sjell imazhe nga më të ndryshmet që nuk kalojnë pa vëmendje.

Edhe së fundmi, Morena ka pozuar para pasqyrës për disa foto mjaft atraktive, teksa vuri në pah linjat joshëse të trupit.

Teksa dukej në formë të mrekullueshme, 30-vjeçarja pozoi e veshur me një bluzë të shkurtër të bardhë që ishte e hapur në pjesën e shpinës.

Pjesa e sipër e veshjes u kompletua me një palë xhinse dhe atletet të bardha, ndërsa flokët i la natyrale të lëshuara sipër.

Ndërkohë, kujtojmë që Morena prej vitesh pasionin e saj për muzikën e ka treguar duke sjell herë pas here këngë të reja./Telegrafi/

Shiko foton:

Të FUNDIT