Egli Tako ka lënë sonte përfundimisht shtëpinë e Big Brother Vip Albania 4 për shkak të problemeve shëndetësore.
Banorja u pa tejet e ngarkuar pas raportit të saj me Gjestin, sidomos pas prime-it të fundit ku u diskutua për çështjen e një nishani të saj, të cilin banori nga Kosova e kishte cilësuar si “gjenin më të shpifur”.
Gjatë ditës, Egli në një bisedë me Kellyn shprehu shqetësimin e saj për situatën me Gjestin, duke thënë se nuk e kupton se si atij s’i bëhet aspak vonë për të.
Ajo madje theksoi se ishte “turrur si ujk” ndaj të tjerëve për të pasur vëmendjen e tij.
“Mos të mendoj 2% për mua ky njeri (Gjesti) që çdo veprim që i ka ndodhur, unë jam turrur si ujk ndaj të tjerëve, ku jam tani.
Jam shumë e mërzitur”, tha ajo në bisedë me Kellyn, ndërsa e shihte Gjestin që buzëqeshte në shoqëri të Rozanës.