E diel, 1 Shtator, 2024
19 C
Pristina

Ndodh e papritura me “Big Brother VIP” pasi Egla u pa e izoluar në dhomën e bardhë!

Për mirë apo për keq, Egla Ceno ka qenë në qendër të vëmendjes për situatat e ndodhura në “Big Brother VIP”.

Megjithatë, produksionit iu desh të merrte një vendim për thyerjen e vazhdueshme të rregullave të lojës nga Egla.

Nëpërmjet një zarfi të zi të mbërritur në shtëpi ditën e djeshme, u bë e ditur se Egla Ceno skualifikohet nga gara.

Ndërsa pak minuta më parë, faqja zyrtare e “Big Brother VIP” ka habitur një publik të tërë me videon e publikuar në Instagram.

Në të shihet pikërisht aktorja Egla Ceno, e izoluar e vetme në një dhomë të bardhë, larg pjesës tjetër të banorëve, duke lënë të mendohet se mund ta shohim sërish në “Big Brother VIP”.

Ky moment ia ka tërhequr menjëherë vëmendjen publikut, teksa vetëm për një orë nga ky postim, janë grumbulluar mbi 850 mijë shikime.

Epo jo më kot thonë, Egla Cena kryefjala e këtij “Big Brother-i”.

Shiko videon:

Nga Rubrika