Web Analytics

Në Hagë nis dëshmia e dëshmitarit të 10-të kundër Pjetër Shala

Botuar nga: InfoKosova

Në Hagë ka nisur dëgjimi i dëshmisë së dëshmitarit të dhjetë kundër Pjetër Shalës.

Për ta intervistuar dëshmitarin, Zyra e Prokurorisë së Specializuar ka kërkuar tri orë kohë.

Po ashtu, gjatë ditës, tre dëshmitarë pritet të japin dëshmitë e tyre përmes video-lidhjes.

Pjetër Shala pretendohet se ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i stacionuar në Kukës, Shqipëri.

Krimet për të cilat akuzohet Shala thuhet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej UÇK-së.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. /Telegrafi/

Të FUNDIT