Në pritje të Itali-Shqipëri, Gjermania mahnitet nga një tjetër shqiptar, dhuron spektakël në rrugët e Gjermanisë (Video)

Gjermania dhe veçanërisht qyteti i Dortmundit janë të përfshirë në ngjarjet e Euro 2024, me shqiptarët e mbushur me entuziazëm për ndeshjen e ardhshme të kombëtares sonë kundër Italisë.

Në Signal Iduna Park, stadiumi me një kapacitet prej 62 mijë vendesh, pritet të mbushet me rreth 50 mijë tifozë shqiptarë.

Ndërkohë që tifozët festojnë, një shqiptar tjetër, Fabian Duro, ka zgjedhur të sjellë një show të veçantë në rrugët e Mynihut me zhonglerinë e tij të mahnitshme me topin.

Fabian Duro, një zhongler i famshëm shqiptar, ka bërë të pamundurën për të mahnitur kalimtarët me truket e tij, një video e të cilave është publikuar nga media prestigjioze spanjolle MARCA.

Shiko videon:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MARCA (@marca)

Nga Rubrika