E enjte, 2 Janar, 2025
8.7 C
Pristina

Nga Galatasaray në Ballkan: Historia Plot Emotion e Nderim Nexhipit në “Arena e Yjeve”

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ish-futbollisti i njohur, tashmë drejtori sportiv i Shkupit, Nderim Nexhipi, ka qenë mysafiri i radhës në “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Nexhipi diskutoi për tema nga më të ndryshmet, duke filluar me eksperiencat e tij të paharrueshme në futboll, përfshirë provat tek Galatasaray, dhe arsyet që çuan në dështimin e transferimit tek ky gjigand turk. Ai gjithashtu zbuloi përvojat e tij në ekipin gjerman Hertha Berlini, ku u stërvit me disa nga emrat më të njohur të futbollit gjerman në atë kohë.

Si një talent i ri, Nderim rrëfeu se si në moshën 16-vjeçare u stërvit me ekipin e parë të Hertha Berlinit, përjetuar momente emocionuese dhe sfida që e formuan atë si lojtar. Ai diskutoi edhe ofertat nga jashtë vendit, përfshirë ato nga Udinese dhe Bayer Leverkusen, dhe emocionaliteit që ndjeu kur luajti me Partizanin në Shqipëri, veçanërisht gjatë derbit me Tiranën.

Nexhipi, njeri i rëndësishëm në prapaskenat e emërimit të Ilir Dajës si trajner i Ballkanit, ndau detaje se si e bindi Dajën të pranojë ofertën e therandasve, duke theksuar rëndësinë e këtij vendimi në historinë e futbollit kosovar.

Ai gjithashtu kishte fjalë për Meriton Korenicën, duke ilustruar afrimitetin e tyre dhe mënyrën se si e transferoi atë në Turqi në klubin Manisa, ku luante edhe një tjetër futbollist shqiptar. Këto histori dhe shumë të tjera ishin në fokus të bisedës së Nexhipit, duke ndihmuar që audienca të kuptojë më thellë sfidat dhe triumfet e tij.

Të gjitha këto dhe shumë rrethana të tjera interesante Nexhipi i ka ndarë në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi. Ky podcast mund të ndiqet në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10.

PROMO

Nga Rubrika