E diel, 8 Shtator, 2024
17.4 C
Pristina

‘Një finale e jashtëzakonshme’, Ledioni publikon pamje nga punimet për finalen e BBVA

Të shtunën e ardhshme shënon finalen spektakolare të “Big Brother VIP Albania 3”, me emocione të shumta dhe pritje të mëdha nga fansat.

Natën e kaluar u bënë të ditur edhe finalistët, të cilët do të garojnë për çmimin kryesor në këtë garë të madhe.

Ndërkohë, puna për ndërtimin e skenës ku do të zhvillohet finalja ka filluar menjëherë, pa humbur kohë.

Moderatori i shfaqjes, Ledion Liço, ka ndarë pamje të punimeve për skenën e finaleve, duke sjellë një avantazh për ndjekësit që presin me padurim për këtë ngjarje të madhe.

‘Çfarë po ndërtohet? Një finale e jashtëzakonshme,’ shkruan Ledioni, duke ngjallur pritshmëritë për një shfaqje të paharrueshme dhe të mahnitshme në fund të këtij sezonit të BBVA.

Françeska la te shtunen garën për çmimin e madh të “Big Brother VIP”, ndërsa u shpallën pesë finalistët përfundimtarë: Meriton Mjekiqi, Romeo Veshaj, Julian Deda, Egla Ceno dhe Heidi Baci.

Fansat presin me padurim për të parë kush do të shpallet si fitues i këtij sezoni emocionues.

Shiko foton:

Nga Rubrika